ATK-ja fiton dy çmime për parandalimin e korrupsionit
12 dhjetor 2024
| 16:47
Në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit, organizuar nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) shënoi një sukses të veçantë.
Dy zyrtarë të ATK-së u vlerësuan me çmime për angazhimin dhe përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm në parandalimin e korrupsionit.
“Këto çmime janë dëshmi e punës transparente dhe profesionale që ATK zhvillon për të garantuar integritetin dhe llogaridhënien në sektorin autoritetin tatimor. Ky vlerësim inkurajon ATK-në të vazhdojë përpara me përkushtim, duke forcuar edhe më tej standardet kundër korrupsionit dhe duke ndihmuar në ndërtimin e një mjedisi më të drejtë dhe të ndershëm për të gjithë”, ka njoftuar ATK-ja.