ATK-ja grumbulloi 35.5 milionë euro më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar

10 tetor 2019 | 15:57

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka vazhduar ta rris nivelin e performancës së të hyrave edhe për periudhën janar-shtator 2019, si rezultat i intensifikimit të aktiviteteve në terren, konkretisht trajtimin e borxheve dhe luftimin e ekonomisë joformale.

Për periudhën e lartcekur, ATK-ja ka arritur të mbledh 35.5 milionë euro të hyra më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar, ndërsa, të hyra e përgjithshme të mbledhura janë në vlerë 372.3 milionë euro.

“Përderisa kontributet pensionale i keni në vlerë 132.9 milionë euro, që në total kemi mbledhur 505.2 milionë euro tatime dhe kontribute. Projeksioni i ATK-së për këtë vit është 516 milionë euro apo 16 për qind më shumë së plani i vitit të kaluar, mirëpo synimet e ATK-së për këtë vit do të jenë shumë të qarta dhe do të jemi brenda kornizave të Strategjisë së Përmbushjes dhe Planit Strategjik, do të punojmë në luftimin dhe parandalimin e ekonomisë joformale, meqë me uljen e informalitetit do të kemi rritje të të hyrave dhe njëkohësisht, krijim të barazisë në treg”, është thënë në njoftimin e ATK-së.

Veç kësaj, ATK-ja ka theksuar se rëndësi të madhe ka rritja e komunikimit me tatimpaguesit, pasi që vetëm në këtë mënyrë ata do t’i kuptojnë obligimet të cilat i kanë ndaj administratës tatimore.

“Me një qasje të ngjashëm si kjo ne do të mund te kemi këtë paralelisht me konsolidimin e kapaciteteve, si dhe kompletimin e infrastrukturës ligjore. Misioni i ATK-së është inkurajimi i tatimpaguesve për përmbushje vullnetare, trajtimi transparent dhe gjithëpërfshirës dhe dhënia e këshillave profesionale për implementimin e ligjeve. Ne kemi shkuar në atë drejtim që të krijojmë module që tatimpaguesve t’ua lehtësojmë deklarimet e tyre. Përmirësimi i shërbimeve për tatimpagues, transparenca dhe ngritja e percepcionit publik ndaj ATK-së kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë prioritet tona”, është theksuar në njoftimin e ATK-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gianluigi Buffon u rikthye në skuadrën e Juventusit vetëm pas…