ATK-ja grumbulloi 391.6 milionë euro
02 nëntor 2018
| 14:41
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) po vazhdon performancen në bazë të zotimeve të cilat i ka përcaktuar për këtë vit, si dhe në përputhe më projeksionet e përcaktuar nga ana e Qeverisë së Kosovës.
Deri më 30 shtator të këtij viti ATK-ja ka grumbulluar 75.5 për qind e të hyrave të përgjithshme vjetore apo shprehur në shifra 336.6 milionë euro.
“Se kemi një nivel shumë të mirë sa i përket realizimit te planit te të hyrave, këtë e tregon edhe krahasimi mes periudhave, nëse e krahasojmë periudhën janar-shtator 2018 me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kemi rritje për 32.8 milionë euro, ndërsa më shumë se plani kemi 9.6 milionë euro apo 2.9 për qind”, është thënë në njoftimin e ATK-së.
/Epoka e re/