ATK-ja inkasoi 455.9 milionë euro

28 dhjetor 2018 | 14:05

Drejtori i përgjithshëm i ATK-së Sakip Imeri, ka   prezantuar sot para mediave të arriturat për vitin 2018.

Në këtë konferencë drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Sakip Imeri, ka deklaruar se gjatë këtij viti është arritur sukses i jashtëzakonshëm në inkasimin e të hyrave, të cilat kanë qenë të përcaktuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Pos tjerash Imeri, ka thënë se është punuar shumë dhe në mënyrë të vazhdueshme në rritjen e komunikimit me tatimpagues, në mënyrë që ata t’i kuptojnë më kohë obligimet tatimore. “Për të pasur sukses në komunikimin e detyrimeve të tatimpaguesve sigurisht që është dashur që kjo të bëhet përmes mekanizmave të cilët garantojnë se mesazhet e ATK-së kanë arritur të përcillen në mënyrë profesionale tek tatimpaguesit, ku në këtë drejtim kemi marr mbështetje profesionale nga institucionet ndërkombëtare”, u shpreh ai.

Imeri po ashtu ka thënë se ende pa u përmbyllur viti kalendarik ka arritur që të tejkaloj parashikimet e përcaktuara.

 

“Deri me 28 dhjetor 2018 është arritur që të inkasohen 455.9 milion euro  apo 6.6 milion euro me shume se plani i të hyrave të përgjithshme vjetore. Krahasimi mes periudhave, reflekton rezultatet të cilat kanë tejkaluar objektivat tona. Nëse e krahasojmë periudhën janar-28 dhjetor 2018 me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kemi rritje për 41.5 milion euro apo 10.0% me shume, ndërsa në raport me planin janë mbledhur 9.9 milion euro apo 2.2% më shumë të hyra se plani i paraparë”, ka deklaruar  Imeri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka një shqetësim në rritje në mesin e shumë zotëruesve…