ATK-ja inkason 33.4 milionë euro borxhe më shumë

15 janar 2020 | 16:40

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj, ka shpalosur të mërkurën rezultatet e punës për vitin 2019.

Para medieve u prezantuan statistika të shumta të aktiviteteve të zhvilluar në vitin 2019, të cilat kanë dhënë rezultate pozitive në realizimin e objektivave të parapara.  Gjatë kësaj konference, Murtezaj ka thënë se viti 2019 do të mbahet mend për realizimin e mbi gjysmë miliardi euro (504,503,833) të hyra, si dhe për zvogëlimin e stokut të borxheve për 21.8 milionë euro, ku njëkohësisht është arritur të inkasohen 33.4 milionë euro borxhe më shumë apo shprehur në përqindje 44.7 për qind më shumë se viti 2018. “Realizimi i të hyrave dhe zvogëlimi i borxheve tatimore nuk kanë qenë synime të vetme të administratës tatimore, sepse në vitin 2019 fokus të veçantë ka pasur edhe luftimi dhe parandalimi i ekonomisë joformale, ku përveç shumë aktiviteteve që janë zhvilluar për këtë fushë, vitin që shkojë ATK-ja ka hartuar Planin për Përmirësimin e Përmbushjes në Sektorin e Ndërtimtarisë 2019-2021, ku përmes këtij plani ATK-ja do të kryejë aktivitete intensive me qëllim të identifikimit të personave, të cilët nuk përmbushin detyrimet e tyre sipas legjislacionit tatimor. Ky plan është pjesë planit afatmesëm të reformës 2019-2021, në të cilin hynë edhe reforma të tjera, si ajo e konsolidimit të mbledhjes së detyrueshme, automatizimit të proceseve të punës, rimbursimit të TVSH-së, kontrollit tatimor, si dhe modernizimit të teknologjisë informative”, ka thënë ai.

Në këtë konferencë ishte prezent zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi, i cila ka thënë se Administrata Tatimore e Kosovës me punën dhe angazhimin e treguar na bënë të ndihemi krenar secilin prej nesh, duke pas parasysh se janë tejkaluar parashikimet e parapara për vitin 2019.

Ai ka thënë se ulja e nivelit të borxheve në këtë masë kaq të madhe ul edhe ekonomin joformale në vend.

Po ashtu, Gashi ka potencuar se Ministria e Financave do të jetë mbështetësja më e madhe e ATK-së në arritjen e misionit të saj.

Në përmbyllje të kësaj konference, drejtori i ATK-së ka falënderuar mediet për bashkëpunimin e treguar në vazhdimësi, në promovimin e aktiviteteve të ATK-së, në të njëjtën kohë ka kërkuar nga të gjithë tatimpaguesit, që të kryejnë në kohë obligimet tatimore që janë të përcaktuar me ligj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bazuar në politikat fiskale në vitin 2019 vlera e mallrave…