ATK-ja inkason 74 milionë euro më pak të hyra, Hoti paralajmëron pako të re fiskale
Kryeministri Avdullah Hoti i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë dhe Transfereve, Hykmete Bajrami kanë vizituar Administratën Tatimore të Kosovës.
Hoti me këtë rast ka thënë se janë duke punuar intensivisht për zbatimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.
“Po diskutojmë për përgatitjet për zbatim për Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike. Kjo për neve është shumë e rëndësishme që të ndihmojmë bizneset për ndikimin negativ të pandemisë”.
Ai ka falënderuar ATK-në punë e bërë duke iu siguruar mbështetje të vazhdueshme për ligjshmëri dhe transparencë të plotë.
Hoti ka paralajmëruar pako të re fiskle për vitin 2021, për të cilën tha se janë në diskutim më të gjitha institucionet përgjegjëse.
“…kemi punua në grupe punese për të përgatitur pakon e re fiskale dhe në bazë të diskutimeve, jemi duke marrë propozime për të dalë me masa të reja në vitin 2021”.
Ekrem Hysenaj, drejtor i përgjithshëm i ATK-së, ka njoftuar se kanë inkasuar nga marsi mbi 74 milionë euro të hyra, shkaku i pandemisë, raporton EO, transmeton Klan Kosova.
“Prej janarit deri në nëntor 426.6 milionë euro, 8.4% më pak se periudha më pak se vitin e kaluar. Ndikimi i pandemisë në të hyrja ka pasur me pak 74.3 milionë euro mars-nëntor”.
“Rënie të qarkullimit prej 1.2 miliard euro. 79 milionë euro borxhe janë inkasuar në këtë periudhë”.
“Borxhet 1 milion euro nga ndërmarrjet publike”.
Kurse, ministrja Bajrami ka kërkuar ndihmën e ATK-së për zbatimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike.