ATK-ja ka bërë tërheqjen e numrave fitues

08 shkurt 2019 | 11:20

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë tërheqjen e numrave potencial fitues, për rimbursim të qytetarëve nga grumbullimi i kuponëve fiskal për periudhën e TM4 2018.

Tërheqja e numrave potencial fitues është transmetuar drejtpërdrejt në RTK, ku janë tërhequr tre numra potencial fitues, ashtu siç është e specifikuar në Udhëzimin Administrativ 01/2017.

Numri i qytetarëve potencial të cilët kanë fituar për këtë periudhë është 2,777.

“Qytetarët të cilët posedojnë numrin potencial fitues të përzgjedhur nga tërheqja, plikon me kuponë fiskal së bashku me të dhënat  e aplikimit duhet të dorëzojnë fizikisht të mbyllur, në njërën nga Drejtoritë Regjionale të ATK-së, brenda afatit prej pesë (5) ditë pune pas publikimit të listës në web faqe të ATK-së. Dorëzimi i plikove duhet të bëhet nga data 11 shkurt deri me datën 15 shkurt 2019, nga ora 8:00- 16:00”, është thënë në njoftimin e ATK-së.

Vërejtje: Me qëllim që të ju bëhet rimbursimi i mjeteve në llogarit tuaja bankare, luten të gjithë qytetarët që janë shpallur fitues të verifikojnë llogarit e tyre bankare dhe të sigurohen se ato llogari janë funksionale dhe mund të kreditohen nga ATK, në të kundërtën ATK nuk do të merre asnjë përgjegjësi nëse llogaria juaj bankare është jo funksionale apo nuk mund të kreditohet për shkak të politikave të brendshme bankare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara në Kosovë dhe Serbi, Philip…