ATK-ja lansoi zyrtarisht garën digjitale me nxënës për tatime
“Si ndikon mashtrimi me tatime te ju, në shkollën tuaj dhe komunitetin tuaj” është tema e garës digjitale me nxënës të shkollave publike dhe private të Republikës së Kosovës, të cilët duhet të jenë nga klasa e gjashtë (6) deri në të nëntën (9).
Aplikimi për pjesëmarrje në këtë garë ka filluar sot dhe do të jetë i hapur deri më 9 nëntor 2021, ku të gjithë nxënësit e interesuar mund të dorëzojnë punimet e tyre në faqen zyrtare të garës https://www.facebook.com/TaxCompetitionKS ose në adresën elektronike [email protected].
Nxënësit punimet e tyre mund t’i paraqesin përmes videove kreative, posterëve ose vizatimeve të ndryshme. Të gjitha kriteret e garës mund ti gjeni në këtë link https://www.facebook.com/TaxCompetitionKS/photos/pcb.423276742836733/423276652836742/
“ATK në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ)- Projekti Qeverisja Financiare e Mirë, kanë lansuar këtë garë me qëllim që të mësohet më shumë se si fëmijët i perceptojnë tatimet, si mendojnë që tatimet ndikojnë në mirëqenën e tyre dhe shoqërisë në përgjithësi”.