ATK-ja: Leja e qarkullimit për të punësuarit shkarkohet përmes EDI-të
Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për masat për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, Administrata Tatimore e Kosovës njofton se të gjitha bizneset, punonjëseve të të cilave iu kërkohet leje qarkullimi vetëm në kuadër të kryerjes së detyrave të punës, përmes Sistemit Elektronik EDI mund të pajisen me “Certifikatën e të punësuarit”.
Shkarkimi i lejës së qarkullimit, përmes EDI-të kërkohet nga të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtari dhe që marrin pjesë në funksionimin e zinxhirit të furnizimit, përfshirë transportin e mallrave/shërbimeve, =nëse punojnë edhe gjatë kohës së kufizuar për lëvizje të lirë.
Secili tatimpagues duhet të sigurohet nga i punësuari se dokumenti “Certifikatë e të punësuarit” vlen për të qarkulluar vetëm në kuadër të kryerjes së detyrave të punës dhe si i tillë nuk mund të përdoret për qëllimet tjera, përcjell Telegrafi.
Dokumenti mund të shkarkohet në menynë “Shërbimet“, nën-menynë “Certifikatë e të punësuarit”.
Ky dokument duhet të shkarkohet për secilin të punësuar nga i cili kërkohet të lëvizë për kryerjen e detyrave të punës. Dokumentin e shkarkuar, më pastaj duhet ta vulosni dhe nënshkruani.
Ky dokument së bashku me letërnjoftimin dhe ID-në zyrtare të punëtorit (nëse ka), do të shërbejë si leje për të qarkulluar dhe atë vetëm në kuadër të kryerjes së detyrave të punës.
Nga 30 gushti kufizohet edhe qarkullimi i lëvizjes së qytetarëve, duke u