ATK-ja mban seminar me tatimpagues
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka organizuar seminar me tatimpagues me temën “Zbatimi i udhëzimit administrativ për Transferimin e Çmimit”, që kishte për qëllim informimin e tatimpaguesve që janë subjekt i tatimit në të ardhurat e korporatave dhe të cilët marrin pjesë në një apo më shumë transaksione të kontrolluara me palët e lidhura, që gjenden në dy juridiksione të ndryshme tatimore.
Udhëzimi administrativ NR.02/2017 për transferimin e çmimit ka hyrë në fuqi në muajin korrik 2017.
Në seminar u prezantua edhe formulari i njoftimit vjetor për transaksionet e kontrolluara, afatin e dorëzimit dhe mënyrën e dorëzimit të formularit.
Po ashtu në këtë seminar, është diskutuar edhe përmbajtja e dokumentacionit për transferim të çmimit, kush është subjekt i përgatitjes së tij dhe afatet e dorëzimit pas kërkesës së ATK-së.
Gjatë këtij seminari, pjesëmarrësit parashtruan pyetje të ndryshme, lidhur me temën e prezantuar, ku për të gjitha pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, janë ofruar përgjigje adekuate nga prezantuesit e seminarit.