ATK-ja mbanë tryezë diskutimi për subvencionimin e masave 1.1, 1.2 dhe 1.3 nga Pakoja për Ringjallje Ekonomike
Duke pas parasysh se institucioni i ATK-së është implementuese i disa prej masave të Pakos për Ringjallje Ekonomike dhe duke ditur që komuniteti i bizneseve është indikator i rëndësishëm në implementimin e kësaj pakoje, drejtori i ATK-së Ilir Murtezaj sot ka mbajt tryezë diskutimi me përfaqësuesit e odave ekonomike dhe shoqatat e kontabilitetit, lidhur me ecurinë e masave: 1.1, 1.2, 1.3 të kësaj pakoje, tek të cilat ATK ka përgjegjësi të implementimit.
Gjatë këtij diskutimi drejtori Murtezaj kërkoj nga komuniteti i bizneseve dhe shoqatat e kontabilitetit që ta përkrahin ATK-në në kanalizimin e informacionit tek grupet e atakuara, të cilat mund të përfitojnë nga këto masa. Po ashtu, u fol edhe për mënyrën e aplikimit për subvencionimin e masës 1.1 për të cilën ATK ka krijuar veglën përmes platformës EDI, e cila shërben për të verifikuar personat që kualifikohen apo jo për subvencionim nga masa 1.1 .
E nga ana tjetër, përfaqësuesit e bizneseve dhe shoqatave të kontabilitetit thanë se do të jenë në gjend që të bashkëpunojnë, në mënyrë që anëtaret e tyre të jenë të njoftuar në kohë reale me procedurat e subvencionimit të kësaj pako.
Në pikën 1 për Mbështetjen e Punësimit nga Pakon për Ringjallje Ekonomike, janë ndarë 50 milion euro për krijimin e vendeve të reja të punës, duke mbështetur në mënyrë të drejtpërdrejt punëkërkuesit. Është pika 1.1 rikthimi në punë i atyre që kanë humbur vendet e punës gjatë pandemisë, për të cilën masë janë paraparë 10 milion euro, më pas 1.2 mbështetja për të punësuarit e formalizuar me 10 milion euro, si dhe 1.3 mbështetja e punësimit të grave me 5 milion euro. Ndërsa, pjesa tjetër e masave nuk janë në përgjegjësi të ATK-së për implementim.