ATK-ja mbyllë gjashtë biznese të lojërave të fatit
23 janar 2018
| 15:17
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), Divizioni i lojërave të fatit, javën e kaluar ka ndërmarr aksion dyditorë në komunën e Prishtinës dhe Mitrovicës, me qëllim të identifikimit të subjekteve që ushtrojnë veprimtarin e lojërave të fatit në mënyrë të jashtëligjshme.
Si rezultat i këtij aksioni janë mbyllur gjashtë biznese të kësaj veprimtarie, të cilat janë ndëshkuar me gjoba në vlerë 22 mijë euro.
Sipas ATK-së, ndëshkimi i këtyre subjekteve është bërë pasi që të njëjtat kanë organizuar lojëra të ndaluara me Ligjin për lojërat e fatit, në pikat pa licencë (vendim) të Administratës Tatimore të Kosovës.