ATK-ja mbylli 40 subjekte të lojërave të fatit

12 shkurt 2018 | 16:10

Divizioni i Lojërave të Fatit në kuadër të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), gjatë javës së kaluar ka zhvilluar edhe një aksion në komunën e Prishtinës, Prizrenit, Gjakovës, Gjilanit dhe Ferizajt, më qëllim të identifikimit të subjekteve të  lojërave të fatit, të cilat jashtëligjshëm ushtrojnë këtë veprimtari.

“Gjatë aksionit në fjalë, inspektorët kanë vizituar 13 biznese të lojërave të fatit, tek të cilat janë konstatuar parregullsi të ndryshme sa i përket ushtrimit të kësaj veprimtarie. Gjithsej pesë subjekte janë mbyllur, pasi që të njëjtat kanë vepruar pa licencë të ATK-së. Po ashtu, janë lëshuar gjoba në vlerë 89,000  euro”, është thënë në njoftimin e ATK-së.

Sipas këtij njoftimi, vetëm gjatë muajit janar dhe shkurt të këtij viti, ATK-ja ka mbyllur 40 subjekte të lojërave të fatit, të cilat njëkohësisht janë ndëshkuar me gjoba në vlerë 213,000 euro. “Divizioni i Lojërave të Fatit do të vazhdojë me aksione të tilla në çdo kohë, bazuar në autorizimet që i jep Ligji Nr. 04/L-080. Gjithashtu, i bëjmë thirrje qytetarëve që të raportojnë përmes linjës pa pagës 0800 80 800,  rastet për të cilat dyshohen se ushtrojnë veprimtarin e lojërave të fatit jashtë ligjshme”, është thënë në njoftimin e ATK-së.

 

 

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, ka…