ATK-ja merr vendim mbi pezullimin nga puna për dy inspektorë tatimorë
28 shkurt 2018
| 11:16
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar opinionin publik se bazuar në informatat e pranuara nga Prokuroria dhe duke u mbështetur në nenin 69 të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Kosovës, ka marrë vendim mbi pezullimin parandalues nga marrëdhënia e punës në ATK për dy zyrtarë – inspektorë tatimorë të dyshuar për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.
“Menaxhmenti i ATK-së siguron opinionin se çdo informatë e dëshmuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe rasteve korruptive do të dërgohet në organet kompetente për trajtim, dhe ndaj të gjithëve që shpallen fajtorë për vepra penale do të ndërmerren masat e largimit nga marrëdhënia e punës në institucionin tonë”, është thënë në njoftimin e ATK-së.
.