ATK-ja ndryshon procedurat e rimbursimit
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se ka ndryshuar Rregulloren mbi procedurat e rimbursimit.
Sipas ATK-së, qëllimi i kësaj rregullore është që të krijojë procedura për veprimet ligjore që do të ndërmerren në rastet kur bëhet fjalë për zbatimin e dispozitave për rimbursime. “Qëllimi i Rregullores së brendshme ATK 02/2023 mbi procedurat e rimbursimit është që përmes krijimit të procedurave të shkruara të përcaktohen veprimet ligjore që do të ndërmerren në rastet kur bëhet fjalë për zbatimin e dispozitave ligjore për rimbursime të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSh), Tatimit në të Ardhura Personale (TAP) dhe Tatimit në të Ardhura të Korporatave (TAK)”, ka njoftuar ATK-ja.
Kjo rregullore hyn në fuqi në datën e nënshkrimit nga drejtori ekzekutiv i ATK-së.
Rregulloren mund ta gjeni në ueb faqen e ATK-së www.atk-ks.org.