ATK-ja në vitin 2017 ka mbyllur 214 lojëra të fatit
04 shkurt 2018
| 15:14
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) në vitin 2017 ka mbyllur 214 lojëra të fatit dhe ka anuluar 179 licenca. Gjobat ndaj këtyre bizneseve arrijnë vlerën 1.3 milion euro.
Valentina Bytyqi, zyrtare për komunikim me publikun në ATK, ka thënë se kjo është rezultat i fillimit të implementimit të strategjisë së re për monitorimin e lojërave të fatit.
“Vetëm gjatë vitit 2017, ATK-ja ka vizituar diku 1540 biznese të cilat ushtrojnë veprimtarinë e lojërave të fatit, prej tyre janë mbyllur 214 lokale dhe janë anuluar licencat e 179 prej tyre”, ka thënë Bytyqi për “Ekonomia Online”.
Ajo ka thënë se as këtë vit nuk do të ketë tolerime për ato biznese që ushtrojnë veprimtari të jashtëligjshme.