ATK-ja, nga balanca kreditore e TVSh-së, mbulon borxhet e tatimpaguesve

15 qershor 2022 | 13:35

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar të gjithë tatimpaguesit se duke filluar nga data 21 qershor 2022 do të iniciojë procedurat e verifikimit të kreditimit në TVSH për të gjithë tatimpaguesit të cilët janë në balancë kreditore të TVSH-së dhe në anën tjetër kanë borxhe të papaguara në ATK.

“Pra, ATK-ja do të iniciojë procedurat e verifikimit të kreditimit në TVSH dhe me kreditimin e vlefshëm të TVSH-së do të mbulojë borxhet e papaguara të tatimpaguesit, i cili është në balancë kreditore të TVSH-së dhe në anën tjetër ka borxhe në ATK”, është thënë në njoftimin për medie.

Sipas këtij njoftimi, bazuar në nenin 30 të Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, si dhe nenin 41 të Udhëzimit Administrativ Nr. 15/2010, Administrata Tatimore e Kosovës ka të drejtë që të iniciojë procedurën e rimbursimit të TVSH-së për tatimpaguesit të cilët janë në balancë kreditore mbi tre muaj radhazi dhe shuma e kreditimit është mbi 3 000 euro dhe i njëjti tatimpagues ka borxhe tatimore prej më shumë se pesëmijë 5 000 euro.

“Administrata Tatimore e Kosovës, pasi që të konstatojë saktësinë e balancës kreditore në deklaratën e TVSH-së, me mjetet e tilla do të mbulon borxhin tatimor të tatimpaguesit dhe pjesën e mbetur (nëse mbetet) do ta rimbursojë në llogarinë bankare të tatimpaguesit. Pas zbatimit të procedurës së lartshënuar, tatimpaguesi do të njoftohet në formë zyrtare lidhur me bartjen e balancës kreditore në borxhet tatimore, cilat lloje të tatimeve/kontributeve janë mbuluar, periudhën tatimore, si dhe për pjesën e rimbursimit eventual që do të transferohet në llogari bankare të tatimpaguesit”, është theksuar në njoftimin e ATK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kim Kardashian ka treguar trupin e saj seksi në të…