ATK-ja njofton se janë inkasuar 417,163 euro borxhe
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se janë duke vazhduar aktivitetet e Departamentit për Menaxhimin e Mbledhjes së Borxheve.
Me këtë rast janë zhvilluar procedurat e konfiskimit të pasurisë tek dymbëdhjetë subjekte me obligim 1,066,266 euro.
“Bazuar në kornizat ligjore që përcaktojnë përgjegjësit e këtij departamenti është arritur të inkasohen borxhe në vlerë prej 417,163 euro. Vlen të theksohet se përveç vlerës së paguar, pjesa tjetër e borxheve të këtyre bizneseve pritet të inkasohet bazuar në marrëveshjet e reja të lidhura për pagesën e obligimeve tatimore me këste, si dhe marrëveshjeve të ri programuara për bizneset, të cilat nuk u janë përmbajtur marrëveshjeve paraprake. Aktivitetet lidhur me trajtimin e borxheve do të ketë në vazhdimësi, me qëllim të zvogëlimit të stokut të borxheve, por edhe mos lejimin e vjetërsimit të tyre”, ka njoftuar ATK-ja.