ATK-ja pas 1 shkurtit do të publikojë listat e tatimpaguesve borxhlinj

16 janar 2018 | 14:45

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar të gjithë tatimpaguesit, të cilët kanë obligime tatimore të pashlyera në këtë institucion, që pas datës 1 shkurt 2018 do të publikojë listat e borxhlinjve.

Përmes një komunikate për medie, ATK-ja ka inkurajuar borxhlinjtë që të përmbushin detyrimet e tyre tatimore, në mënyrë që të mos bëhen objekt i ndëshkimeve.

 “ATK-ja inkurajon të gjithë këta tatimpagues që t’i kryejnë obligimet e tyre, të cilat janë të përcaktuar me dispozitat e Legjislacionit Tatimor, me që pas datës së lartcekur do të bëhet publikimi i listave dhe do të ndërmerren veprime ligjore, të cilat parashihen në mbledhjen e tatimeve sipas legjislacionit tatimor. Me kryerjen e detyrimeve tatimore, kontribuoni direkt në financimin e programeve në ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenie shëndetësore dhe sociale, mbrojtjen ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore. Synimi ynë i vetëm është ngritja e përmbushjes vullnetare të detyrimeve tatimore, andaj ju inkurajojmë që të përmbushni detyrimet tuaja tatimore, në mënyrë që të mos bëheni objekt i ndëshkimeve”, është thënë në komunikatën e ATK-së.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka pritur të martën në…