ATK-ja për dy muaj mbledh mbi 149 milionë euro nga të hyrat tatimore
07 mars 2023
| 16:58
Të hyrat tatimore të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) edhe në muajin e dytë të këtij viti kanë vazhduar të shënojnë rritje.
Sipas këtij institucioni ato kanë arritur në 149.3 milionë euro për muajt janar dhe shkurt.
Kur bëhet krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, rritja është 24.4 milionë euro apo 19.6 për qind.
“Vazhdimi i performancës së mirë të mbledhjes së të hyrave tatimore është derivat i mekanizmave, të cilët kanë rritur llogaridhënien, transparencën, si dhe në të njëjtën kohë avancimi i vazhdueshëm i shërbimeve digjitale përmes platformës ‘E-Deklarimit’”,ka njoftuar ATK-ja.