ATK-ja për periudhën janar-nëntor ka inkasuar 421 milionë euro

18 dhjetor 2018 | 16:09

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) duke pas parasysh bashkëpunimin dhe mbështetjen e deritanishme si nga donatoret ashtu edhe nga palët e interesit, të martën ka mbajtur takimin përmbyllës të vitit 2018.

Në këtë ngjarje janë shpalosur zhvillimet në ATK gjatë vitit 2018, objektivat për vitin 2019, si dhe plani i reformave për periudhën 2019-2021.

Drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Sakip Imeri, ka folur rreth performancën e të hyrave për periudhën janar-nëntor 2018, ku tha se për gjatë kësaj periudhe janë inkasuar 421.8 nga 446 milionë euro sa është projeksioni i përcaktuar për këtë vit.

Sipas Imerit këto shifra tregojnë së është realizuar 94.6 për qind e të hyrave të përgjithshme  vjetore,  apo 10.7 milionë euro më shumë së plani dhe 39.9 milionë euro më shumë se periudha e njëjtë e vitit 2017.

Kjo performancë e arritur në të hyrave gjatë këtij viti por edhe aktivitete tjera të shumta të realizuara nuk do të ishin të mundura pa mbështetjen e donatoreve dhe palëve te interesit.

Ndërsa, gjatë takimit pjesëmarrësit donatoret dhe palët e interesit, kanë diskutuar çështje me interes të cilat i përcjellin bizneset në Kosovës. Njëherësh u shprehen të gatshëm për bashkëpunim dhe mbështetje në të gjitha projektet të cilat ATK planifikon t’i implementojë.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka dërguar një letër presidentit…