ATK-ja publikon broshurën “Trajtimi tatimor i furnizimeve elektronike”

21 qershor 2024 | 11:35

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar lidhur me përmbushjen vullnetare të detyrimeve tatimore të cilat rrjedhin nga furnizimet elektronike, publikoj broshurën “Trajtimi tatimor i furnizimeve elektronike”.

Kjo broshurë është përgatitur me qëllim të informimit publik se si trajtohen për qëllime tatimore aktivitetet e realizuara në mënyrë elektronike dhe e njëjta iu dedikohet të gjithë personave që zhvillojnë aktivitet në mënyrë elektronike, përfshirë edhe qytetarët që janë blerës të mallrave dhe shërbimeve në mënyrë elektronike.

“Në një vend modern, që Kosova synon të jetë, nga qytetarët kërkohet pagesa e tatimeve dhe obligimeve tjera të përcaktuara me ligj. Andaj, edhe personat që zhvillojnë aktivitet ekonomik në mënyrë elektronike, në bazë të legjislacionit tatimor të Kosovës, janë të obliguar të regjistrohen, mbajnë dokumentacion, deklarojnë dhe paguajnë tatimin”, ka njoftuar ATK-ja.

Përmes kësaj broshure të gjithë personat do të informohen për aktivitetet ekonomike që realizohen në mënyrë elektronike; dallimet mes tregtisë tradicionale dhe tregtisë elektronike; personat që kryejnë furnizime të mallrave dhe shërbimeve në mënyrë elektronike; ofrimin e shërbimeve në mënyrë elektronike; përcaktimin e vendit të furnizimit të mallrave dhe shërbimeve për aspekte të TVSh-së; lëshimin e kuponit fiskal për furnizimin e mallrave dhe shërbimeve në mënyrë elektronike.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-top modelja, Heidi Klum, ka qenë së fundmi e ftuar…