ATK-ja realizoi seminarin për OJQ-të
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) në bashkëpunim me “Save the Children” ka organizuar seminar njëditor për organizatat joqeveritare me temën “Procedurat e raportimit dhe obligimet e OJQ-ve ndaj Administratës Tatimore të Kosovës”.
Në këtë seminar janë trajtuar temat: “Tatimi në paga dhe kontributet pensionale”, “Tatimi në qira”, “TVSH dhe rimbursimi i TVSH-së”, “Tatimi në Korporata – deklarimi vjetor CD” dhe “Raportimi i blerjeve mbi 500 euro”. Sipas ASK-së qëllimi i mbajtjes së këtij seminari ishte që OJQ-të të njoftohen për së afërmi lidhur me temat e lartcekura. “Gjatë këtij seminari pjesëmarrësit parashtruan pyetje të ndryshme lidhur me temat e prezantuara, si dhe pyetje të tjera lidhur me Legjislacionin Tatimor. Për të gjitha pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, janë ofruar përgjigje adekuate nga prezantuesit e seminarit”, është thënë në njoftimin e ATK-së.