ATK-ja  së shpejti me shërbimin e ri për menaxhimin e rimbursimit të tatimeve

22 maj 2018 | 11:39

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK),  përmes sistemit elektronik EDI është duke punuar që të nxjerr modulin e ri të rimbursimit, i cili ka për qëllim menaxhimin e kërkesave për rimbursim të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, Tatimit në të Ardhurat Personale, si dhe Tatimit në të Ardhurat në Korporata.

“Moduli për menaxhimin e rimbursimeve mundëson edhe gjenerimin e raporteve për çdo kërkesë për rimbursim me informata si NF, emrin e tatimpaguesit, llojin e tatimit, periudhën tatimore, datën e kërkesës, shumën e kërkuar, personit që i është deleguar, datën e delegimit, statusin, datën e aprovimit/refuzimit, shumën e aprovuar, obligimet tatimore, shuma që do t’i transferohet tatimpaguesit si dhe kohëzgjatjen e shqyrtimit të kërkesës për rimbursim”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) në Komunën…