ATK-ja sot paraqet të mbledhurat nga tatimet për gjashtë muaj
18 korrik 2024
| 08:57
Administrata Tatimore e Kosovës sot mban konferencën për media. Ajo do të paraqesë rezultatet e arritura gjatë periudhës janar-qershor 2024.
Në këtë konferencë do të paraqiten të dhëna të rëndësishme për performancën e Administratës Tatimore, përfshirë treguesit kryesorë të mbledhjes së të ardhurave, efikasitetin e shërbimeve dhe progresin për përmbushjen e objektivave strategjike.