ATK-ja tejkalon planin e të hyrave për muajin janar, mbledh 4 milionë euro më shumë

05 shkurt 2021 | 15:43

Të hyrat në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) për muajin janar kanë shënuar performancë të mirë, duke tejkaluar pritshmëritë e planifikuara.

ATK-ja ka njoftuar se gjatë muajit janar kanë realizuar mbi 64 milionë të hyra, apo rreth 4 milionë më shumë se sa në muajin e njëjtë të vitit 2020.

“Për muajin e parë të këtij viti janë mbledhur 64.04 milionë euro, që në krahasim me planin kemi rreth 4 milionë euro të mbledhura më shumë. Trendi i arritur për këtë muaj tregon një nismë të mirë të punës së ATK-së, e cila patjetër se do të ketë reflektim edhe në aktivitetet tjera, të cilat në vitin 2020 si shkak i pandemisë janë zhvilluar brenda mundësive, të cilat kanë lejuar vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës. ATK-ja është në fazën e finalizimit të dokumenteve strategjike, të cilat do të përcaktojnë objektivat dhe aktivitetet tjera për këtë vit dhe vitet në vazhdim”, ka njoftuar ATK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Blerim Latifi Gjatë gjithë ditës së 4 shkurtit 1945…