ATK-ja tejkalon pritshmëritë për të hyrat tatimore, inkason 11.7 milionë euro më shumë se plani
Vazhdon të rritet performanca e të hyrave në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK). Vetëm për muajin janar – mars 2021 nga të hyrat e rregullta janë mbledhur 134.7 milionë euro dhe në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka një rritje për 16.2 milionë euro. Ndërsa, në raport me planin janë mbledhur 11.7 milionë euro më shumë të hyra apo 9.6 për qind më shumë se plani i planifikuar.
“Rritja e të hyrave është rezultat i përkushtimit dhe punës profesionale të stafit të ATK-së, avancimit të shërbimeve ndaj tatimpaguesve, të cilat kanë lehtësuar në masë të madhe deklarimin dhe pagesën e tatimeve, si dhe kanë ngritur nivelin e përmbushjes vullnetare. Po ashtu, këtu rol të rëndësishëm ka edhe pjesa e legjislacionit tatimor, përmes së cilës bëhen përpjekje të vazhdueshme që të krijohet një infrastrukturë e mirë ligjore”, është thënë në komunikatën e ATK-së.
ATK-ja u ka bërr thirrje gjithë tatimpaguesve që të vazhdojnë t’i kryejnë obligimet e tyre tatimore, pasi që vetëm në këtë mënyrë vendi do të ketë stabilitet fiskal.