ATK-ja thotë se javën e kaluar ka mbledhur mbi 1.1 milion euro borxhe
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se javën e kaluar ka zhvilluar një aksion me qëllim të trajtimit të borxheve tatimore në 29 subjekte biznesore.
Siç ka njoftuar ATK-ja “si rezultat i këtij aksioni janë inkasuar borxhe tatimore në vlerë prej 1 milion e 157 mijë euro”.
“Ne kuadër të këtij aksioni kemi inkasim të borxhit total, si dhe inkasim me paradhënie në kuadër të marrëveshjeve që tatimpaguesit kanë hyre me ATK-në”.
“Stafi i mbledhjes së detyrueshme mbetet i përkushtuar maksimalisht në trajtimin dhe mbledhjen e borxheve, duke ndërmarr të gjitha procedurat e mbledhjes së detyrueshme, deri tek konfiskimi i pasurisë dhe kallëzimi penal, për të gjithë ata tatimpagues që nuk i kryejnë obligimet tatimore, të cilat dalin nga legjislacioni tatimor”, ka njoftuar ATK-ja.