ATK-ja tregon se pse ka pengesa në numrin e thirrjeve emergjente

12 mars 2020 | 13:35

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi gjatë një vizite në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), ka bërë publik një numër ku mund të drejtohen qytetarët për të njoftuar lidhur me rritjen e çmimeve.

Ai ka kërkuar nga qytetarët të thërrasin ATK-në për të njoftuar për ndonjë keqpërdorim.

“0800 80 800 mund të telefonojnë dhe ATK-ja dërgon ekipin në vendin e ngjarjes dhe do të pësojnë dënime të mëdha”, ka kërkuar ai.

Zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi-Sefa për “Telegrafi”-in,  ka thënë se numri është funksional, por se janë duke u pranuar shumë thirrje dhe vazhdimisht kjo linje është e zënë.

“Linja është në funksion, por ka jashtëzakonisht thirrje dhe është vazhdimisht e zënë”, u shpreh ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari Organizativ i Nismës Socialdemokrate, Enver Hoti, ka bërë thirrje…