ATK-ja tregon se sa milionë i ka më shumë të hyra këtë vit
05 shtator 2022
| 12:12
Administrata Tatimore të Kosovës (ATK) ka njoftuar se “rendi i mirë i inkasimit të të hyrave ka vazhduar ta karakterizojë edhe muajin gusht, i cili ka shkuar përtej planifikimeve të bëra kështu duke u realizuar 33.4 milionë euro më shumë se plani ose 7.4 për qind”.
“Përderisa kjo performancë ngrit të hyrat e përgjithshme në 487.2 milionë euro, që nëse ngrehim paralele krahasimi me periudhën e njëjtë të vitin të kaluar, shohim se kemi rritje për 88.5 milionë euro apo 22.2 për qind. ATK-ja do të vazhdojë të mbetet e përkushtuar në përmbushjen e mandatit të saj kryesor për mbushjen e arkës së shtetit nga inkasimi i tatimeve të bizneseve”, ka njoftuar ATK-ja.