ATK-ja vetëm për dy muaj mblodhi rreth 98 milionë euro
Vetëm për dy muajt e parë të vitit 2020, Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka arritur që të mbledhë 97.8 milionë euro.
“Vetëm për dy muajt e parë të këtij viti, Administrata Tatimore e Kosovës ka arritur që të grumbulloj 97.8 milion euro, vlerë kjo që nëse e krahasojmë me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar janë mbledhur 9.4 milionë euro më shumë, apo 11 për qind. Ndërsa në raport me planin janë mbledhur 2.7 milionë euro më shumë”.
“Niveli i lartë i inkasimit të të hyrave është padyshim përkushtim i plotë i menaxhmentit të lartë dhe stafit të ATK-së, në ofrimin e lehtësirave në vazhdimësi për përmbushje vullnetare të obligimeve tatimore, me theks të veçantë është duke vazhduar me intensitet të lartë trajtimi i stokut të borxheve, si dhe luftimi i ekonomisë joformale, konkretisht trajtimi sipas sektorëve, ku aktualisht ATK-ja është duke trajtuar sektorin e ndërtimtarisë, i cili është vlerësuar si sektori me riskun më të lartë për evazion fiskal”, ka njoftuar ATK-ja.