ATK: Mbi 1 mijë e 200 biznese janë fiskalizuar vetëm nga janari deri në mars

05 prill 2022 | 12:55

Vetëm nga janari i këtij viti deri në muajin mars, në Kosovë janë fiskalizuar gjithsej 1 mijë e 250 biznese.

Nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) kanë thënë për Buletinin Ekonomik se procesi i fiskalizimit të bizneseve është vazhdimisht në rritje, nëse e krahasojmë periudhën Janar-Mars 2022 me periudhën e njëjtë të vitit 2021.

ATK thotë se ka të angazhuar zyrtarë tatimor, të cilët në baza ditore kryejnë vizita në teren ku krahas detyrave tjera kryejnë edhe verifikimet lidhur me fiskalizimin e bizneseve.

Zyrtarët në fjalë gjithashtu kanë për detyrë edhe të verifikojnë përdorimin e Pajisjeve Elektronike Fiskale (PEF) nga Tatimpaguesit (lëshimin e kuponëve fiskal) dhe funksionalitetin e përgjithshëm të PEF.

“Hapja e bizneseve të reja bëhet në baza ditore, kështu që edhe procesi i fiskalizimit të bizneseve është i vazhdueshëm”, tregojnë nga ATK-ja./BuletiniEkonomik

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Italia dhe Danimarka kanë bërë të ditura dëbime masive të…