ATK me aksion në disa qytete, inkason borxhe mbi 700 mijë euro

30 shtator 2022 | 19:41

Administrata Tatimore e Kosovës njofton se edhe dje ka vazhduar me aktivitetin e konfiskimit ndaj subjekteve biznesore, të cilët kanë borxhe të pa-paguara, ku si rezultat janë inkasuar borxhe në vlerën mbi 700 mijë euro.

Sipas njoftimit, ky aktivitet është realizuar në regjionin e Prishtinës, Ferizajt, Gjakovës, Mitrovicës, Prizrenit dhe Gjilanit.

Në kuadër të këtij aksioni thuhet se mbledhësit tatimor kanë mbyllur dhe sekuestruar prona të bizneseve për mos-pagesë tatimit. Të njëjtat aktivitetet të mbledhjes së detyrueshme do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

“Andaj, Administrata Tatimore i njofton të gjithë tatimpaguesit që kanë obligime të pa-paguara, të kontaktojnë Departamentin e Mbledhjes së Detyrueshme dhe të paguajnë detyrimet tatimore, në mënyrë që të mos ballafaqohen me masa të konfiskimit”.

“Njërit ftojmë tatimpaguesit që të jenë bashkëpunues në pagesën e borxheve të tyre, si dhe të njoftohen për mundësit që ofron Ligji për Administratën Tatimore dhe Procedurat në pagesën e borxheve tatimore”, thuhet në njoftimin për media.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar programi “Kosova,…