ATK: Tejkalohet projeksioni i të hyrave për 4.3 milion euro

28 janar 2022 | 20:28

Reformat, kualiteti në punë, rritja e llogaridhënies, efektiviteti në inkasimin e borxheve, janë disa nga indikatorë kyç, të cilët edhe për muajin e parë të këtij viti kanë siguruar inkasim të të hyrave në nivel më të lartë se targeti i përcaktuar, kështu duke inkasuar 77.3 milion euro apo 4.3 milion euro më shumë se plani i paraparë për këtë muaj. Kështu është thënë në komunikatën për medie të ATK-së.

“Ndërsa, në krahasim me muajin janar 2021 janë mbledhur 13.3 milion euro më shumë. Sigurisht, për një fillimvit të mbarë fiskal ka dhënë rezultat edhe përformanca e jashtëzakonshëm e të hyrave në vitin 2021, ku ishin mbledhur 41.07 milion euro më shumë se projeksioni për këtë vit, përderisa totali i të hyrave ishte 597.07 milion euro”, është thënë në komunikatën e ATK-së.

 “Administrata Tatimore e Kosovës konsideron se një trend i tillë i të hyrave, por edhe objektivave të tjera, do ta përcjellin vitin 2022. Andaj, lusim gjithë tatimpaguesit që të vazhdojnë të jenë motor i zhvillimeve në vendin e tyre, për të mirën e përbashkët!”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Është ndalur zemra e madhe e atdhetarit e…