Atletico e dëshiron në verë Cutronen
21 shkurt 2019
| 14:25
Atletico Madrid mori një fitore të madhe ndaj Juventusit që i jep një avantazh të madh për ndeshjen e kthimit dhe kalimin në fazën tjetër. Por në Madrid ditën e djeshme ishte i pranishëm i ati i Patrik Cutrones.
Babai i sulmuesit nuk ishte në tribunë vetëm për të ndjekur sfidën. Sipas atyre që raporton “Sport Mediaset”, spanjollët kanë interes për sulmuesin e ri italian.
Gjatë verës pritet të ketë një ofertë dhe i ati ishte dje në “Wanda Metropolitano” për të kuptuar më tepër rreth këtij interesimi. Kujtojmë që Cutrone është 21-vjeç dhe është “produkt” i Akademisë së Milanit. Këtë sezon ka shënuar 9 gola, por në fazën e dytë është disi nën hijen e Piontekut.