Atletet e Jordanit, të vitit 1985, u shitën 560 mijë dollarë

18 maj 2020 | 09:45

Atletet, e nënshkruara të legjendës së basketbollit Michael Jordan, me të cilat kishte luajtur në vitin 1985, janë shitur për një shumë rekorde prej 560 mijë dollarësh në një ankand online, njofton BBC.

Atletet Nike Air Jordan 1, që Jordan i kishte mbathur në stinorin e tij debutues në NBA me Chicago Bullsin, ishte pritur të shiteshin rreth 150 mijë dollarë nga Sotheby’s.

Rekordi i vjetër ka qenë 437.500 dollarë për një palë këpucë “Moon Shoes” të Nike’s të vitit 1972.

Jordan mbathte atlete me numra të ndryshëm, ku madhësia në këmbën e majtë ishte 13, ndërsa në të djathtën 13.5.

Air Jordan 1s janë shitur nga Jordan Geller, që ka themeluar muzeun e këpucëve Shoezeum në Las Vegas.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë kaluar dy muaj prej kur qytetarët e vendit tonë,…