“Atletët e Lirisë” pas Prishtinës dhe Lezhës, u promovuan edhe në Zagreb
Me ftesën e Shoqatës së Artistëve Shqiptar të Kroacisë DEA, në Qendren Kulturore të Shqiptarëve, në mesin e mërgatës, veprimtarëve të shquar shqiptar në Kroaci dhe dashamirëve të librit, u promovua monografia mbi aktivitetin dhe sakrificat 30 vjeqare për lirinë e Kosovës (1991-2021) “Atletët e Lirisë”!
Tubimin e shpalli të hapur perfaqësusja e Shoqatës Shkëndija, zonjusha Gentiana Lleshdedaj, për librin foli zonja Liliana Koci, kryetare e SHASH të Kroacisë e cila edhe ishte organizatore e ketij promovimi, kurse për biografinë time foli z.Shemi Morina, veprimtar dhe isht pjesëtar i UÇK-se!
Nje fjalë rasti e mbajti edhe z.Ton Marku, ish i burgosur politik, veprimtar i madh i lirisë së Kosovës dhe lider i shqiptarëve të Kroacisë, pastaj zonja Mira Përlleshi, Martin Gojani, Shuip Zimeri, Tomë Gojani dhe pjesëmarrës të tjerë!
Ne fund ritheksova se lidhjet miqësore dhe bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë janë shekullore, që nga vitet 1650-1700 me ardhjen e Arbanasëve, pastaj të mërgatës shqiptare me punë në Kroaci si dhe të pjesëmarrjes së shumë shqiptarëve në luftën e fundit në Kroacisë, shumë prej të cilëve ranë në fushëbeteja për pavarësinë e plotë të Republikës së Kroacisë!
Me një falenderim të veqantë për zonjen Liliana Koci, organizatore e këtij eventi të shkelqyer promovues, veprimtare, autore e shumë veprave poetike dhe letrare, e përmbyllem këtë promovim në Zagreb, duke ua dhuruar nga një ekzemplar të librit të gjithë pjesëmarresve!