Atletet e Ramës vjedhin vëmendjen edhe në Samitin e Londrës

11 korrik 2018 | 08:21

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vazhduar betejën e tij prej jokonformisti të kodit të veshjes, pasi edhe në Samitin e Londrës ka mbathur atlete të bardha.

Krah liderëve tjerë të mbështjellë me petkun e një konstrukti veshjeje në fotografinë zyrtare të samitit, stili i tij përthyente ngurtësinë duke dhënë dinamikë, diçka që liderëve të Ballkanit Perëndimor u është kërkuar nga partnerët europianë.

I njohur tashmë për stilin e tij të veçantë, Rama ka zënë disa herë ballinat e mediave ndërkombëtare për paraqitjet e tij me veshje joformale në takime formale.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155947351306523/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësit e proceseve politike në vend presin të shtohet presioni…