Atleti Erzen Zyberaj nis vrapimin nga Prishtina në Tiranë për të nderuar 28 Nëntorin
27 nëntor 2023
| 11:50
Atleti Erzen Zyberaj do të vrapojë nga Prishtina deri në Tiranë, duke përshkuar një distancë prej 260 km, për të nderuar Festën e Flamurit Kombëtar.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe drejtorit i Sportit, Granit Rugova i uruan Zyberajt rrugëtim të mbarë.
“Vrapim për Flamurin Kombëtar! I urova rrugëtim të mbarë atletit të pasionuar Erzen Zyberaj, i cili do të vrapojë nga Prishtina në Tiranë, duke përshkuar një distancë prej 260 km, për të nderuar Festën e Flamurit Kombëtar! Ky vrapim është një shprehje e vërtetë e dashurisë dhe respektit ndaj flamurit kombëtar”, ka shkruar Rama në “Facebook”.