Atleti i verbër hipën në çatinë e avionit për të protestuar
14 tetor 2019
| 11:28
Një veprim ekstrem i cili krijoi panik në aeroportin e London City, në Londër.
James Brown, ish-atlet paraolimpik i verbër, u zvarrit dhe u ngjit në çatinë e një avioni të British Airways, i cili ishte gati për t’u ngritur.
Qëllimi i atletit, aktivist i ‘Extinction Rebellion’, lëvizje globale që denoncon emergjencën ambientale, e bëri gjithçka kundër impaktit klimatik të fluturimeve.
Pasi qëndroi një orë mbi avion, Brown u zbrit nga zjarrfikësit dhe u arrestua.