Atleti Muhamet Ramadani në finale të Botërorit U-20

18 gusht 2021 | 15:23

Garuesi kosovar ishte i suksesshëm në kualifikimet e hedhjes së gjyles në Botërorin e Nairobit. Nesër do të mundohet të jetë i suksesshëm edhe në finale.

Muhamet Ramadani po vazhdon të korr suksese ndërkombëtare. Ai vazhdoi me formën e tij solide edhe në Kampionatin Botëror U-20. Ramadani ishte i suksesshëm në hedhjen e gjyles, në kualifikimet e Botërorit për të rinj, të cilat u mbajtën të mërkurën. Ai e hodhi gjylen 18.89 metra, të mjaftueshme për ta rezervuar një biletë për në finalen e Nairobit.

Ramadani do ta kërkojë medaljen e artë nesër në finale, e cila do të mbahet prej orës 14:20 me kohën tonë lokale. Ramadani po tregohet mjaft i suksesshëm në grupmoshat e reja, ndërsa shumë shpejt priten rezultate kulminante nga ai edhe tek seniorët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot ka vizituar prindërit e…