Atleti Musa Hajdari merr ftesën për përfaqësim në Lojërat Olimpike
Musa Hajdari do të përfaqësojë Kosovën në sportin e atletikës në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
Atleti Hajdari për herë të dytë do të jetë pjesëmarrës në Lojërat Olimpike, pas debutimit në “Rio 2016”.
Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Federata e Atletikës së Kosovës kanë pranuar ftesën sipas vendit të rezervuar për univerzalitet. Musa garon në disiplinën vrapim 800 metra.
“Sporti i atletikës dhe notit marrin ftesa të veçanta nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike dhe krahas një ftese të ndarë për atletikën, sporti i notit pritet të ketë dy ftesa, për të cilat KOK-u është në pritje të konfirmimit”, thuhet nw njoftimin e KOK-ut.
Komiteti Olimpik i Kosovës ka 11 sportistë, përfshirë dy të notit, të cilët do të përfaqësojnë vendin në Lojërat Olimpike Tokio 2020. Lojërat Olimpike Tokio 2020 mbahen prej 23 korrik – 8 gusht 2021.
/Epoka e re/