Atletico me 10 lojtarë i nxjerr barazim Arsenalit në Londër
26 prill 2018
| 23:09
Arsenali dhe Atletico Madrid kanë barazuar në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Evropës.
Ekipet barazuan 1 me 1 në ndeshjen e zhvilluar në Londër.
“Topçinjtë” ishin në avantazh numerik në fushë që nga minuta e dhjetë kur Vrsaljko u ndëshkua me të kuq.
Pavarësisht dominimit, Arsenali nuk arriti golin deri në minutën e 61-të, kur Alexandre Lacazette çoi rezultatin në 1 me 0.
Megjithatë, në minutën e 82-të, Antoine Griezmann heshti Londrën për të barazuar gjithçka dhe për t’i dhënë avantazh Atleticos për ndeshjen e kthimit.