Atletico, 6 muaj pa Diego Costën
15 nëntor 2019
| 13:11
Sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Costas, do të jetë jashtë fushës në gjashtë muajt e ardhshëm. Lajmi është bërë me dije të enjten nga mediet në Spanjë.
Kjo mungesë vjen si pasojë e asaj se sulmuesi Costa vuan nga një hernie diskale në qafë. Atletico Madridi ende nuk ka dalë me një komunikatë zyrtare për gjendjen e lojtarit, por shpejt duhet të marrë një vendim për zgjidhjet që mund të gjenden.
E sigurt është që Diego Costa, i cili në këtë sezon ka shënuar vetëm dy gola në 15 ndeshje, do të qëndrojë jashtë fushave të futbollit për një kohë të gjatë.