Atletico akuzon Barcelonën
Atletico Madridi vazhdon të akuzojë Barcelonën me mënyrën se si transferoi Antoine Griezmannin.
Së fundi, sipas medieve spanjolle, një email, që posedon shefi ekzekutiv i Atletico Madridit, Gil Marin, është provë që obligon Barcelonën të paguajë edhe 80 milionë euro të tjera për Greizamannin.
Përfaqësuesi i sulmuesit francez, Sevan Karian, në muajin mars i kishte dërguar një e-mail motrës së tij, Maud, dhe babait Alain, ku shpjegohej se po bëheshin negociata të fshehta mes Griezmannit dhe Barcelonës, transmeton “Sporti në KTV”.
Në këtë rast, FIFA nuk lejon nisjen e bisedimeve me një futbollist nëse nuk është koha e duhur.
Barcelona pagoi klauzolën e largimit, që ishte 120 milionë euro pas 1 korrikut, por për fakti që bisedimet mes katalanëve dhe futbollistit kanë nisur para kësaj date, Atletico kërkon edhe 80 milionë të tjera, që të arrihet shifra totale 200 milionë.