Atletico ankohet në FIFA, shkak veprimet e Barçës
19 dhjetor 2017
| 17:00
Atletico Madridi do të raportojë Barcelonën në FIFA për tentimin ilegal për transferimin e sulmuesit Antoine Griezmann.
Klubi nga Madridi është i pakënaqur me paraqitjen publike të Barçës për transferimin e francezit dhe pritet të bëjë një ankesë zyrtare në shtëpinë e futbollit.
Mediet kanë raportuar se presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu është takuar me familjen e Griezmannit javën e kaluar për të finalizuar marrëveshjen për vitin e ardhshëm, derisa drejtori i klubit, Guillermo Amor ka thënë se takimi mund të konsiderohet si shenjë e mirë drejt marrëveshjes.
Shkaku i këtyre takimeve bordi i Atleticos ka marrë vendim që të bëjë ankesë zyrtare në FIFA.