Atletico dhe Barcelona mund të përfundojnë në gjyq, shkak Griezmanni
09 shtator 2022
| 16:41
Tensionet në mes të Barcelonës dhe Atletico Madridit janë rritur në orët e fundit dhe arsyeja quhet Antoine Griezmann.
Siç raporton “Cadena SER”, klubi blaugrana kërkon pagesën nga Los Colchoneros prej 40 milionë eurosh, në marrëveshjen që është bërë mes palëve në vitin 2021.
Kushti për shlyerjen e këtij detyrimi financiar në fund të afatit dyvjeçar është zbuluar nga medieve. Sulmuesi duhet të luajë në 50 për qind të minutave të gjitha ndeshjeve. Sezonin e kaluar ai arriti në 81 %, ndërkohë që në sezonin aktual Atletico Madridi po tregohet shumë i kujdesshëm, duke e ulur ndjeshëm.
Një sjellje që nuk i ka pëlqyer aspak Barcelonës, e cila mund ta hedhë në gjyq dhe çështja mund të marrë përmasa më të mëdha.