
Atletico dhe Juve shijojnë fitoret e para
01 tetor 2019
| 23:01
Atletico Madrid dhe Juventus kanë shijuar fitoret e para në ketë edicion të Ligës së Kampionëve.
Atletico e mposhti në Rusi skuadrën e Lokomotivës me rezultat 0-2, derisa shënues ishin Joao Felix dhe Thomas. Ndërsa Juventusi e mposhti Bayer Leverkusenin (3-0). Për “Zonjën e Vjetër” golat i shënuan Gonzalo Higuain, Federico Bernardeschi dhe Cristiano Ronaldo.
Pas kësaj xhiro Atletico dhe Juve kanë nga katër pikë, kurse Lokomotiva ka tri pikë. Leverkuseni mbetet në vendin e fundit me zero pikë.
/Epoka e re/