Atletico eliminohet nga garat evropiane
01 nëntor 2022
| 20:57
Atletico Madridi e ka mbyllur fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve në pozitën e fundit në Grupin B, duke mos arritur që të paktën të kalojë në Ligën e Evropës.
Ish-finalistët e Ligës së Kampionëve dikur kanë pësuar humbje 2:0 nga Porto në udhëtim.
Teremi në minutën e pestë dhe Eustaquio në minutën e 24-të kanë realizuar për portugezët për t’u kualifikuar në 1/8-tën e finales nga pozita e parë në grup.
Në takimin tjetër të po këtij grupi, Bayer Leverkuseni ka barazuar pa gola me Club Bruggen dhe kësisoj ka arritur të sigurojnë plasmanin në Ligën e Evropës nga vendi i tretë.
Nga vendi i parë shkon Porto me 11 pikë. Një pikë më pak ka Club Brugge që kualifikohet nga pozita e dytë.