Atletico fiton ndaj Getafes në minutat e fundit

12 shkurt 2022 | 23:25

Një ndeshje spektakolare ka sjellë sonte përballja ndërmjet Atletico Madridit dhe Getafes.

Gjithçka të mundshme kanë parë tifozët e futbollit në këtë ballafaqim i cili dukej se nuk ka fund kurë.

Plot shtatë gola të shënuara, tre penallti, një karton të kuq dhe në fund lot pas golit të shënuara në minutën e fundit e karakterizuan këtë ballafaqim i cili solli shumë emocione.

Ka qenë Atletico që ka triumfuar me rezultat 4:3, derisa hero i Atleticos,  i cili nga minuta e 58-të luajti më një lojtar më pak pasi Filipe u ndëshkua direkt me të kuqin, ishte Hermanos që shënoi në minutën e 89-të i cili solli festë të madhe por edhe lot gëzimi  për trajnerin Diego Simeonen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti ka bërë me dije se deri më…